Parasoftin Exfoliating Socks
Përshkrimi i produktit
Parasoftin janë çorape eksfoliuese për kujdesin e lëkurës dhe shputave të këmbëve
- Përbërësit e Parasoftin depërtojnë dhe zbusin shtresën e ashpërsuar të epidermës duke kryer peeling (gërryerje) dhe duke mënjanuar kallot.
- Acidet AHA/BHA në mënyrë efikase stimulojnë rigjenerimin dhe rinovimin e proceseve në lëkurë. Komplesi i ekstrakteve (ekstraktet bimore të kaktusit, dardhës, limonit, rrushit dhe ananasit), urea dhe alantoina hidratojnë lëkurën e thatë dhe ndihmojnë rigjenerimin e lëkurës dhe rinovimin e saj, me efekt zbutës dhe qetësues.
- Përbërësit e Parasoftin janë përzgjedhur me kujdes në mënyrë që të sigurohet hidratim intensiv i këmbëve, duke i dhënë pamje të lëmuar dhe të butë.
- Rezultatet e para të largimit të shtresave të ashpra të epidermës janë të dukshme deri në 7 ditë nga aplikimi i produktit, ndërsa një pamje e rregullt e shputave të këmbëve mund të pritet pas 2-3 javësh.
Përdorimi:
- Priteni me kujdes paketimin e lëngut dhe përhapeni atë në mënyrë të barabartë nëpër çorape.
- Vishini çorapet dhe mbajini ato për 60-90 minuta. Për lehtësi dhe komoditet, vishni çorapet e holla sipër.
- Shpëlani tërësisht këmbët me ujë dhe sapun pas aplikimit