Mustela Stelatopia Gel Lavant

https://medigreen.al/web/image/product.template/110978/image_1920?unique=b047a7a

1.836,00 L 1836.0 ALL 2.040,00 L

1.700,00 L

Not Available For Sale

    This combination does not exist.

     Përshkrimi i produktit

      • Xheli pastrues Stelatopia është projektuar dhe testuar posaçërisht për lëkurë jashtëzakonisht të thatë dhe mund të përdoret edhe tek të porsalindurit.
      • Pastron butësisht fytyrën dhe truppin dhe lë një shtresë mbrojtëse në lëkurë, duke parandaluar efektin e tharjes. Zbut menjëherë ndjenjën e shqetësimit të të voglit tuaj dhe e lë lëkurën e foshnjës të ndihet krejtësisht komode, e butë dhe elastike.
      • Përbërësi kryesor aktiv në gamën Stelatopia është Distilati i vajit të lulediellit.
      • Ky përbërës u zgjodh posaçërisht për lëkurë jashtëzakonisht të thatë sepse aktivizon procesin e rihidratimit të lëkurës dhe ka veti qetësuese të provuara prej kohësh.
      • Mustela përdor farat franceze të lulediellit të kultivuara në mënyrë organike, në objektin e tyre të prodhimit, i vendosur në rajonin Eure-et-Loire në Francë.
      • Për të forcuar fuqinë e saj hidratuese, formula është kombinuar me avokado Peresose®, gjalpë shea dhe glicerinë me origjinë natyrale.
      • Përmban 98% të përbërësve me origjinë natyrale.
      • Pjesa e mbetur prej 2% përfaqëson përbërës që janë përzgjedhur për vetitë e tyre me tolerancë të lartë dhe lejojnë një mbrojtje afatgjatë të formulës.
      • Formula e xhelit të dizenjuar eko është 100% e biodegradueshme: E butë me fëmijën, e butë me planetin tonë!

      Përdorimi:
      Hapi 1: Hidhni xhelin kremoz në dorën tuaj.
      Hapi 2: Fërkoni pak duart për t’u bërë shkumë. Më pas lani të gjithë trupin e foshnjës.
      Hapi 3: Shpëlajeni butësisht.
      Hapi 4: Thajeni me delikatesë lëkurën e foshnjës tuaj me një peshqir të pastër pambuku – pa e fërkuar! Shmangia e fërkimit do të mbrojë lëkurën e fëmijës suaj.